E la te vdiste se e priste burri! E trishte cfare i gjeti policia korcarit ne duar qe vdiq nga s*ksi ne makine

Është zbardhuri identiteti i gruas së arrestuar, për ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një burrë u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, në lagjen nr. 10, në një rrugë dytësore në unazën e qytetit juglindor.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasja Vahide Shuli, 37 vjeçe, me origjinë nga Librazhdi, por që jetonte me bashkëshortin e saj në një banesë me qira në Korçë. Ajo akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”.

Viktima është shtetasi Çelnik Malçellari, 47 vjeç nga fshati Sovjan i Maliqit, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit, kur kishte shkuar në Korçë për punë, pasi punonte në një “fast food”.

Mësohet se ai është gjetur brenda automjetit të tij gjysmë i zhveshur, teksa në automjet janë gjetur edhe stimulues, që dyshohet se janë pirë nga viktima.

Kjo ka bërë që të dyshojë grupin hetimor dhe pas zbërthimit të telefonit të 47-vjeçarit, janë gjetur dhe bisedat që ai kishte patur me Vahide Shulin dhe e kishin lënë për t’u takuar në
Ajo është shoqëruar në komisariat,

ku është pyetur mbi rrethanat e ngjarjes. Gjatë marrëdhënies seksuale, Çelnik Malçellari nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).

Burime bëjnë me dije se për grupin hetimor, Vahide Shuli i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti.

Ndërkohë, viktima është gjetur edhe me një 500 lekëshe të re në dorë dhe kjo ka bërë që ndaj 37-vjeçares të ngrihej akuza për “Prostitucion”.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte bashkëshortja e 47-vjeçarit, ajo e cila bëri kallëzim në komisariatin e Maliqit, pasi bashkëshorti i saj nuk po i përgjigjej në telefon. Pas kërkimeve, uniformat blu e gjetën të pajetë në automjet.