G-Bani ngacmon prap Danjën pas rikthimit, i dashuri i saj 8 vite me i vogel bën reagimin e ‘frikshem’

Edhe pse e ka bërë të qartë qysh në ditën e parë të qëndrimit të saj në BBV se është në një lidhje, kjo nuk e ndaloi aspak G Banin të shprehte hapur pëlqimin e tij ndaj Danjës.

Këngëtari e shprehu këtë simpati pëpara skualifikimit të tij nga gara, ndërsa tashmë që u rikthye në garë, ka nisur edhe flirtimet e tij ndaj Danjës.

Mirëpo, duket se kjo situatë e ka acaruar të dashurin e saj jashtë shtëpisë së BBV.

Në një reagim në rrjetet sociale, partneri i saj Redi u shpreh: “Po më soset durimi! Nuk i kam borxh gjë”.

Nga ana tjetër, ditën e sotme G Bani i është drejtuar Danjës në një moment me fjalë të bukura duke i thënë se do ta mbajë mend gjithë jetën.

Por, kjo e fundit pesimiste ndaj ndjenjave të reperit ia ka përmendur Valbonën me të cilën vepronte po njësoj.

“Jo asnjëherë”, iu përgjigj G Bani i cili më pas vazhdoi duke e ndjekur nga mbrapa banoren dhe po shkonte kudo ku ajo shkonte nëpër shtëpi.

Pjesë nga biseda:

G Bani: Je shumë e bukur, je shumë e mirë, ke shumë klas je shumë yll. Do të të mbaj mend gjithë jetën!

Danja: Mjafton mos të më thuash legene dhe eksperte e virgjërisë.

G Bani: Po as ti mos më thuaj më shtazë. As ti mos më thuaj më bën mua si i virgjër, jo për gjë po nuk jam. Do më japësh pak nga parfumi jot.

Danja: Jo nuk ta jap.

G Bani: Po ma jep, do të ta blej.

Danja: Kështu ke bërë edhe me Valbonën

G Bani: Jo asnjëherë!