Televizioni ABC në Amerikë që kishte marrë në intervistë Parashqevi Simakun ditë më parë si një të pastreh i ka kushtuar asaj disa minuta për të treguar se ajo në të vërtetë është një ikonë e muzikës në Shqipëri.
Ata kanë zbuluar edhe një detaj që i ka munduar të gjithë shqiptarët që është data se kur ishte bërë ajo intervistë.
Sipas televizionit intervista është bërë më 10 dhjetor të këtij viti.
Elton Ilirjani ditën e djeshme nëpërmjet një videoje në rrjete sociale u shpreh se shume biznesmenë kishin thënë se do ta ndihmonin Parashqevinë dhe se deri më tani askush nuk e kishte kontaktuar.
Pak më parë ai ka shkruar së një biznesmen shqiptar e ka kontaktuar dhe nga 1 janari Parashqevia do të jetojë në një apartament në Manhatan, ku pagesa e qerasë do të bëhet nga biznesmeni.
Sa u përket të ardhurave në GofundMe deri më tani janë bërë 110 mijë dollar.