Një ndër emrat më autoritarë në sektorin policor të zbatimit të ligjit, Mit’hat Havari, flet pa doreza për zhvillimet aktuale në vend.
Havari thotë se ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir zmeta, sipas tij, kanë frikë nga Dumani, në radhë të parë sepse kanë shkelur të drejtat njerëzore.
“Berisha ka problem vetëm prapanicën e vet dhe të askujt tjetër. Nuk i dhimbset fare Altin Dumanit që është duke bërë detyrën.
Struktura Antikorrupsion nuk ka problem me popullin, por me krimin e organizuar, që e godasin dhe me korrupsionin politik, që prekte politikanët dhe fëmijët e tyre.
Këtë turp që ka bërë Berisha bie mbi të. Unë Altin Dumanin e njoh, kam shumë respekt. Nëse Shqipëria ka një rreze shprese, ky popull që fle gjumë, që duhet të zgjohet, e ka nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u, kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani me bashkëpunëtorët e tij. Ata kanë çmontuar bandat kriminale, sigurisht edhe me mbështetjen e partnerëve.
Por partnerët kanë besim tek ata. Puna që bën Dumani ka qenë shumë frytdhënëse se dhe ka ngjallur shpresa te populli, edhe te ndërkombëtarët që kanë investuar kaq shumë.
Dumani, SPAK-u, BKH-ja kanë goditur pandëshkueshmërinë, bajlozët e politikës, dy më kryesoret, Berishën dhe Metën. Pas tyre ka edhe të tjerë. Të dy kanë shkelur të drejtat njerëzore.”, tha Havari në një intervistë në Dritare Tv.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.