“Kësaj vajzës së vogël ia kapi dorën dera e urbanit dhe po përpiqej me gjithë forcë ta hiqte dhe ndërkohë shoferi i autobusit nuk po ndalonte për vetë faktin se ajo ishte e komunitetit rom.
Çfarë diskriminimi dhe një gjest aspak njerëzor, më vjen shumë keq për këtë shtresë të shoqërisë që shihet me përçmim gjithandej.
Shoferi i kësaj linje, Uzina Dinamo-Sharrë, thoshte “Hë mo se kështu janë këta gabelë të pakujdesshëm”
dhe e hapi derën pas disa momentesh, por fatmirësisht fëmijës nuk i ndodhi gjë se dyert ishin me gominë.
Ama, nuk dua ta mendoj se ç’do ndodhte nëse dyert do ishin vetëm nga hekuri”, përfundoi qytetari.” /Joq/