U tha se vdiq ne aksident! Edi Rama tallet keq me Lulzim Bashen: Ty mor Lul…(Foto)

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën pas një lajmi fake që qarkulloi në media se Basha vdiq në një aksident rrugor. Në një postim në Instagram, teksa ka ndarë reagimin e Bashës për këtë lajm, Rama i shkruan me ironi “Mos e prish gjumin për kaq gjë ty të marrin të keqen”.

Ndërsa krahas postimit ka vendosur edhe një emoji me zemër të kuqe.

Kryetari i Demokratëve Atlantik, Lulzim Bash aka reaguar me anë të një postimi në facebook në lidhje me një fake neës ku shkruhet se ky i fundit ka ndërruar jetë.

Ai shkruan:

Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.

Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!

Ditën e djeshme Basha reagoj në lidhje me reformën e pronës

Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë për reformën e pronës: Përfundimi i saj çel një perspektivë të re për familjen dhe sipërmarrjen

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vënë theksin te rëndësia e zgjidhjes së problemit të pronave, të cilin e cilëson si një nga barrierat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se keqpërdorimi i pronave nga qeveritë e kaluara për interesa politike dhe ekonomike, si dhe burokracitë, kanë ushqyer pasigurinë pronësore. Ai më tej shprehet se kryeministri aktual pati çdo pushtet në dorë dhe ka dështuar për 12 vite të ofrojë një zgjidhje për këtë çështje jetike.

Sipas tij, zgjidhja e qëndrueshme mund të vijë vetëm përmes një programi serioz, të propozuar nga Demokratët Euroatlantikë, i cili përfshin: kthimin dhe kompensimin e menjëhershëm të pronave, regjistrimin e drejtë dhe transparencën në këtë proces.


Postimi i plotë i Bashës:

“Problemi i pazgjidhur i pronave ka penguar për dekada zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë🇦🇱

Toka dhe pasuritë e patundshme janë shfrytëzuar në mënyrë sistematike për përfitime politike dhe ekonomike, ndërsa korrupsioni është përdorur për të ushtruar presion mbi pronarët dhe ka nxitur konflikte ligjore.

Pa zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata, pasiguria pronësore do të vazhdojë të pengojë zhvillimin kombëtar. Këto zgjidhje nuk mund të vijnë nga kryeministri aktual, që në 12 vite pati çdo pushtet në dorë për t’i dhënë fund problemit të pronës, por i shërbeu vetëm interesave klienteliste.

Zgjidhja e kësaj çështje jetike mund të vijë vetëm përmes një ndryshimi të vërtetë më 11 maj 🗳️, përmes një vote që mbështet një program serioz për reformën e pronës, fryt i punës së ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.

Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon:

🔵 Zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci;

🔵 Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;

🔵 Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;

🔵 Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;

🔵 Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.

Përfundimi i kësaj reforme themelore çel një perspektivë të re ekonomike, shoqërore dhe demokratike për familjet dhe sipërmarrjen e ndershme shqiptare.

Shqipëria meriton më shumë🇦🇱”