Vrasja e 14-vjeçarit, e trishte cdo ndodhe sot te shkolla ‘Fan Noli’! Nxenesit pritet te

Shkolla ‘Fan Noli’ ka reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët.

Në një reagim në Facebook, shkolla ‘Fan Noli’ , shkruan se u tronditën nga kjo ngjarje dhe nesër shkolla do të nisë ndryshe pa Martinin.

“Sot shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Dje u tronditëm të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje.

Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll”, shkruan shkolla ‘Fan Noli’.

Sot mesimi ne Shkollen Fan Noli nuk do zhvillohet i plote, bankave do iu mungojne dy nxenes, Martini i vogel do varroset, dhe Mario krimineli ne burg

Personi që po shihni në foto është Mario Prelleshi, autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, mesditën e sotme, pranë ambienteve të shkollës Fan Noli.

Prelleshi është në klasën e nëntë dhe dyshohet se e ka vrarë Canin, pas një konflikti që kanë pasur në rrjetet sociale.

Shoku i Martin Canit, që u vra sot nga bashkëmoshatari i tij Mario Prelleshaj është marrë me ambulancë, me plagë në bark, disa minuta pas sherrit.

Ndërkohë ai është në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas sherrit autori është larguar me vrap në zonën e Pazarit të Ri.

Mësohet se ai ka marrë një plagë të madhe në dorë dhe është ndaluar nga forcat e policisë.

Aktualisht autori është në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Vrasja e 14 vjeçarit nga bashkëmoshatarët e tij pranë shkollës “Fan Noli” gjatë mesditës së sotme në kryeqytet, ka tronditur mbarë opinionin publik. Teksa ai dergjej në tokë me plagë në zemër, Martin Camit i erdhi në ndihmë vetëm një kalimtare e rastësishme e cila e mori në krahë dhe e nisi drejt spitalit me makinën e saj.

Agetina ka rrëfyer për “Report Tv” sesi u gjend pranë të ndjerit. Ajo tregon se ka dëgjuar ulërima teksa po blinte në një dyqan aty pranë. Agentina thotë se kur ka shkuar tek viktima, sipër tij ishin disa persona që i mbanin plagën por asnjë mësues apo punonjës i shkollës nuk ishte aty pranë.

Ajo e ka marrë menjëherë djalin në krahë dhe e ka futur në makinë teksa rrugës ka hasur ambulancën dhe i ka ndaluar që t’i jepte djalin e plagosur. Gjatë rrugës ajo rrëfen se djali është përmendur dhe ka bërtitur kur ka parë plagët në trup. Therriste o Mami mami, ku e kam mamin…

“Shpirti i nënës, shpirti i mamit, ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë!”, janë fjalët që Agetina i tha Martin Canit, të fundit që ai ka dëgjuar përpara se të ndërronte jetë.

“Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë… Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti. Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës…”, tha Agetina.

Rrëfimi i plotë i Agetinas:

Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi.

Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti.

Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time.