Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një shtetas i huaj është gjetur i pajetë.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku një turist italian u gjet i vdekur brenda dhomës së hotelit ku po qëndronte.
Mësohet se 63-vjeçari ndodhej në një hotel në Tregan, së bashku me bashkëshorten e tij. Çifti ndodhej aty prej disa ditësh pasi frekuentonin llixhat kurative.
Sot kur ishte bërë gati për të dalë së bashku me bashkëshorten për të zbritur në restorantin e hotelit për të konsumuar mëngjesin, 63-vjeçari kishte thënë se nuk ndjehej mirë.
Menjëherë është njoftuar mjeku i qendrës kurative dhe autoambulanca, por ka ndërruar jetë në krahët e bashkëshortes.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes së tij mund të ketë qenë ataku kardiak.