‘E lashe burrin, mos u shqetësoni…’ U vr*u të motrën dhe e fshehu k*fomën, ja si i m*shtroi burri i Albës familjarët të saj

Motra e Alba Cenkos, gruaja nga Fieri që u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi, duket se kishte krijuar dyshime se diçka nuk shkonte me të.

Në bisedat e fundit në Whatsapp që ajo shkëmbente me numrin e Albës, ajo i shprehet e shqetësuar madje i kërkon edhe t’i çojë një mesazh zanor që ajo ta dëgjojë që e motra ishte mirë.

Por e motra e Albës nuk e dinte e ajo nuk jetonte më dhe mesazhet po shkruheshin nga autori i krimit, pra kunati.

HBAgency
“Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai motrës së Albës, duke pretenduar se është 32-vjeçarja.

Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi në polici se do më krijoni probleme në punë. Kur të kem kohë, do t’ju marr. Jam mire.”

Motra e viktimës megjithatë nuk u qetësua.

“Motra ime e dashur, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kupton që jemi të shqetësuar ”, ka shkruar ajo.

“Të marr pak më vonë, nuk jam vetëm për momentin”, iu përgjigj vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij.

“Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” , e pyeste motra e saj duke menduar se po fliste me të.

“Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit, që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.

“Jam në Patra, më pas do të nisem për në Itali me një shokun tim”.

Dialogu vazhdon. Motra e viktimës po tentonte ta kontaktonte me video-telefonata dhe e pyeste se çfarë po ndodhte, pasi qëndrimi i saj ishte shqetësues.

“Motër, nëse je vetëm, cili është problemi? Nëse dikush po të dëgjon, thuaj diçka, sepse në të kundërt, të duket sikur ke frikë ”, i shkruan ajo. Në një mesazh tjetër ajo e pyet sërish se ku është, pasi donte të dëgjonte zërin e saj.

” Ku jeni?” Duam të dëgjojmë zërin tënd ”, i ka shkruar ajo, ndërsa autori, duke u shtirur si viktima i përgjigjet: “Të thashë që do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso.”