Siç e dimë tashmë të gjithë, dashuria e Luiz Ejllit kundrejt partneres së tij Kiara Titos është aq e madhe saqë nuk ka fjalë që e përshkruan.
Por pavarësisht kësaj, jo të pakta kanë qenë rastet kur Luizi i ka bërë nga surprizat e dedikimet më romantike Kiarës. Që nga dhuratat e ndryshme dhe goxha speciale e deri te disa ditë relaksi në një vend tjetër për të dalë pak jashtë kornizës së rutinës së tyre.
Ditën e sotme nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij në Instagram, Luizi postoi ca copëza kujtimesh nga Maldive në opsionin e videon ku ai shfaqet pranë Kiarës në vendin e ëndrrave.
Në sfond të videos dëgjohen një pjesë e këngës së tij teksa shprehet: Unë ty të kam dashuru, aq shumë sa s’dojsha me e besu./ Radar.al