E mbajtën të fshehtë! Del marrëveshja e ‘zezë’ e Edi Ramës me Greqinë: Do u japim…

Marrëveshja e re mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila duket se është miratuar në fund të dhjetorit 2024, është shoqëruar me mungesë informacioni nga pala shqiptare, ndërsa detajet e saj janë zbuluar kryesisht nga burime greke, siç raporton gazeta Kathimerini.

Shqipëria, sipas kësaj marrëveshjeje, duket se ka pranuar disa nga kërkesat tradicionale të Greqisë, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e Minoritetit Kombëtar Grek dhe përdorimin e gjuhës së tyre, ndërsa nga pala greke pritet vetëm njohja e pensioneve për emigrantët shqiptarë.

Çfarë përmban marrëveshja?

Sipas Kathimerini, marrëveshja e re parashikon:

Vetëpërcaktim më të lehtë për Minoritetin Grek: Nuk kërkohet më dorëzimi i dokumenteve të gjendjes civile për të provuar përkatësinë në pakicë. Vetëpërcaktimi duhet të pranohet brenda 30 ditësh dhe hiqen procedurat komplekse të verifikimit nga autoritetet shqiptare.

Gjuha dhe përfaqësimi: Për herë të parë, përveç kriterit të 20% të popullsisë për përdorimin e gjuhës, pranohet edhe ekzistenca e historisë tradicionale të pakicës në një zonë si bazë për këtë të drejtë.

Monitorimi ndërkombëtar dhe grek: Implementimi i dispozitave do të monitorohet nga OSBE-ja, Komisioni Evropian dhe Ambasada Greke në Tiranë.
Çështje të tjera dypalëshe:
* Bashkëpunim për varrezat ushtarake greke në Shqipëri.

* Përpjekje për zgjidhjen e kufijve detarë dhe të pronave të Minoritetit Grek.

* Zbatimi i marrëveshjes për votimin me postë për Minoritetin Grek që jeton jashtë.

Çështjet e pazgjidhura

Pavarësisht progresit, Greqia dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për:

Pronat e çamëve: Çështja vazhdon të jetë një nga më të ndjeshmet. Greqia refuzon njohjen e të drejtave të tyre, duke i konsideruar bashkëpunëtorë të nazistëve.
Gjendja e luftës: Pavarësisht presionit të partnerëve evropianë, Greqia ende nuk e ka hequr gjendjen formale të luftës me Shqipërinë.

Njohja e pensioneve: Një nga kërkesat kryesore të shqiptarëve në Greqi mbetet ende në proces negociatash.