La jetim dy fëmijë, kjo është infermierja nga Elbasani qe u hodh nga pallati! Arsyeja e dh*mbshme që e shtyu të vetevr*tej

Kladja Shuli është infermierja 28-vjeçare që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në Elbasan.

Viktima mësohet se ishte e martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se ndërmori aktin tragjik si pasojë e depresionit.

28-vjeçarja ishte punësuar si infermiere në spitalin e Elbsanit dhe punonte në pavionin e Neurologjisë.

Viktima dyshohet se u vetëhodh nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”.

“Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.