Rrihet keq Luiz Ejlli gjatë koncertit? Reagon me urgjence këngëtari (Video)

Ditën e djeshme qarkulloi një video në rrjetet sociale ku thuhej se këngëtari Luiz Ejlli është dhunuar nga një grup njerëzish në një diskotekë.

Në pamjet e publikuara, asgjë nuk ishte e qartë, duke lënë vend për dyshime.

Megjithatë, një reagim ka ardhur nga Luizi pak minuta më parë. Ai ka postuar një video në InstaStory ku mohon kategorikisht spekulimet në rrjet.

Më pas ai kërkon nga gazetat që të mos publikojnë lajme të pavërteta, pasi i shqetësojnë jo pak familjarët e tij.