TIRANË-Mëngjesin e kësaj të shtune Arbana Osmani me postimet ku tregon përkushtimin maksimal ndaj familajes, tre fëmijëve dhe mbesës së saj, Kenzës të cilën nuk e ndan asnjëherë nga pushimet që bën jashtë vendit, ka ndarë edhe një lajm të shumëpritur nga fansat.
Arbana pasi ka publikuar foto të fëmijëve dhe petullave të mëngjesit që ka përgatitur për to, ka publikuar në InstaSTORY edhe një foto me shumë fustane ndërsa krahas fotos ajo shkruan: Kthimi në televizion do të thotë kthim te veshjet e lezetshme.
S’dihet ende se në cilin projekt apo ekran rikthehet Arbana por mesiguri moderatorja do të vijë me një projekt të bukur siç ajo di të bëjë gjithmonë./Radar.al