VIDEO/ Sherri i madh ne dasmë, Gjesti lë shtëpinë e Big Brother, ç’ndodhi me Gerten

Gjesti ka lënë përkohësisht ambientet e shtëpisë.

Kjo për shkak të një nevojë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Gjatë ceremonisë së dasmës në shtëpi, Gerta i hodhi shampanjë dhe birrë në fytyrë pas një debati që patën mes tyre, duke e prekur edhe në sy.

Mbrëmjen e sotme u organizua një dasmë në kuadër të lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Çifti i përzgjedhur për tu kurorëzuar ishte Jozi dhe Loredana, të cilët i thanë po njëri-tjetrit.

Mirëpo përpos këtij momenti të bukur, ka ndodhur edhe një përplasje mes dy banorëve, Gjestit dhe Gertës.

Kjo e fundit e irrituar, i ka hedhur verë në fytyrë Gjestit, duke shtangur jo vetëm banorët por edhe publikun.