Emri! Arian Curri zbuloi gazetarin e njohur qe do arrestohet, por dikush tjeter i nxjerr te palarat

Tema e lirimit të ish-kryeministrit Berisha, shkaktoi debat në studion e “Top Storyt”, por jo vetëm. Teksa panelistët flisnin mbi këtë masë më tej u përmend dhe dosja e bujshme e Suel Çelës, nga ku kanë dalë të përfshirë dhe disa njerëz të njohur të medias.

Pjesë e panelit ishte dhe analisti Arian Curri i cili bëri një deklaratë të fortë dhe pak si tërthorazi përmendi emrin e një tjetër gazetari të cilit sipas tij së shpejti do t’i dalë emri si pjesë e bandës në fjalë.

Curri foli për gazetarë të tjerë të përfshirë për të cilët ai shprehet se kanë marrë para nga krimi i organizuar, konkretisht janë “paguar me lekët e vjedhjes së Rinasit”.

Edhe pse zgjehdja e Currit ishte të mos përmendeshin emra për rastin në fjalë, reagimet e tij lanë të kuptohej se po bëhej fjalë për gazetarin e njohur Spartak Koka.

Kjo deklaratë e analistit ka sjellë dhe një revoltë në komunitetin e gazetarëve.

Së fundmi ka qenë Juli Kasapi i cili i është referuar Curri si “prifti gazetar” dhe një fatkeqësi për median shqiptare që i jepet zë.

“Curri nuk përmendi emrin e gazetarit e siç bëhet rëndom për ca klikime e çoi më tej akuzën duke thënë se gazetari ka marrë para në këmbim të një interviste me një të shumëkërkuar që ka vjedhur paratë e Rinasit. Të dëgjosh Currin që flet me kompetencën e një ligjvënësi alias gjyqtari alias prokurori është shumë pak se sa thjesht një masë arresti nga ato që lexohen gjyqeve por më duhet të perifrazoj një të ftuar dje në mbrëmje (Gjekmarkaj) teksa i tha: “sheh rrushi rrushin e piqet e sheh curri currin e piqet”.

Personazheve të tillë që nuk japin asnjë kontribut për gazetarinë por që hiqen si gazetarë është e kotë tu japësh zë. Njerëzve që dalin studiove e hiqen edhe si ekspertë e paralajmërojnë që nesër do ketë vrasje siç e bëri ky prifti gazetar me mua në studio është e tmerrshme. Gazetaria në Shqipëri nuk është më çështje e të bërit gazetari por të shohësh Currin që piqet e të piqesh dhe vetë ti me të!!”, shkruan Kasapi, teksa në vijim thekson se përbaltja e figurës së çdo gazetari është në dëm të gazetaribërjes dhe fatkeqësi e vendit tonë sipas tij është fakti se vijohet tu jepet zë “pseudogazetarëve, psekudoekspertëve dhe pseudoanalistëve”.

Sakaq ju kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Spartak Koka ka reaguar duke mohuar akuzat ndaj tij se ai ka marrë shuma të majme nga para krimi.