Lajm i shkëlqyer nga Italia! Legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare, të mërkurën do të prezantohet si drejtor sportiv i Milanit.
Klubi kuqezi ka disa muaj që kërkon për një arkitekt të denjë për t’i dhënë formë skuadrës së “Djallit” dhe Tare e ka dëshmuar veten se është një i tillë.
Takimet e fundit të ish-sulmuesit të kombëtares kuqezi me drejtuesit e Milanit kanë shkuar shkëlqyeshëm. Idetë e tij janë pranuar nga bordi drejtues dhe veçanërisht nga Zlatan Ibrahimovic.
Për të gjithë shqiptarët është krenari e madhe që Igli Tare do të drejtojë merkaton e një klubi si Milani. Kjo skuadër ka qindra mijëra tifozë në Shqipëri dhe ndiqet me shumë pasion prej tri dekadash.
Tare më parë ka punuar si drejtor sportiv te Lazio, ku ka korrur suksese me lëvizjet e tij efikase. Ai gjithmonë e ka treguar veten me zgjedhjet e bëra dhe urojmë të vijojë kështu edhe në Milano.