Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit rreth orës 18:00.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk, ku dy automjete janë përplasur fortë me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka mbetur i vdekur një çoban me iniciale F.G, i cili ka qenë duke kaluar rrugën me delet dhe është marrë përpara nga automjetet.
Drejtuesit automjeteve me iniciale Q.M dhe K.A, kanë mbetur të plagosur teksa 30 krerët e deleve kanë ngrodhur.
Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.