Në emisioin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duro në Top Albania Radio, G. Bani ka folur hapur për ngjarjet e fundit pas largimit të tij nga “Big Brother Vip”. Ai zbuloi detaje rreth rifutjes së Eglit në shtëpi dhe ndryshimit të saj të sjelljes, duke theksuar se ishte një lojtar që manipulonte informacionet dhe e kthente atë kundër njerëzve të tjerë.
Përsa i përket marrëdhënies së Eglit me Gjestin, G. Bani u shpreh se ajo kishte ndryshuar plotësisht qëndrimin e saj, duke u bërë pjesë e një grupi që përpiqej të sulmonte të tjerët në mënyrë më të ashpër, duke përdorur moralin dhe lëvizje të tjera të diskutueshme.
Është e shkolluar, është e artikuluar, i ka të gjitha të mirat. Me Eglin e vetmja gjë është që ta merr informacionin, si çdo lojtar tjetër, ta kthen kundër, të përflet, e të gjitha këto gjërat dhe për Gjestin ndryshoi komplet 360 gradë drejtim. Se ishte parimore, e drejtë, e barabartë, pastaj kur erdhi Gjesti dhe i tha ‘hajde t’i godasim me çfarë të kemi mundësi në moral, në gjumë’, Egli ndryshoi. Kjo është e gjitha mbi Eglin.
I pyetur përse fliste kaq shumë për Eglin, ndryshe nga herët e tjera, G. Bani u përgjigj se nuk kishte pasion për të, por e mendonte atë si “avokaten e djallit”, duke aluduar në ndryshimet e papritura që ajo ka kaluar gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpi, sidomos në lidhje me qëndrimet e saj ndaj Gjestit. Ai gjithashtu theksoi se deklaratat që ajo kishte bërë për shëndetin mendor ishin thjesht genjeshtra.
Jo, nuk e kam për Eglin. Nuk po flas për Eglin. Absolutisht, thjesht unë e di që Egli është në dashuri. Atë të shëndetit mendor e ka rrenë. Është avokatja e djallit. Fiks, jo tani se po ndryshon, por me Gjestin ishte avokatja e djallit.