Ekskluzive/ Sherr i madh, Eni Vasili humb shansin, ja kush pritet te jete drejtori i RTSH

Gara për Drejtorin e Përgjithshme të RTSH-së, është futur në fazën finale, ku ditën e sotme janë përgjedhur edhe kandidaturat që do shkojnë për votim.

Burime për Vip Magazine thanë se Këshilli Drejtues i RTSH, nën debate të forta, ka vendosur që kandidaturat që do të shkojnë për votim do të jenë Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Siç mëson Vip Magazine, Eni Vasili është skualifikuar nga gara pasi, me votë nga shumica e Këshillit Drejtues, është deklaruar se nuk plotëson kriteret.

Tani pritet që Drejtori i Përgjithshëm të zgjidhet mes Jetmir Shpuzës dhe Aurora Polo, ku kjo e fundit është komanduar si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së, pas ikjes së Alfred Pezës.

/Vip-magazine.al/