E trishte! Humbi jetën në sallën e gjyqit! Policia zbulon detajet e rënda si vdiq avokati

Ditën e sotme Policia e Tiranës ka nxjerrë në pah detaje të reja në lidhje me vdekjen e avokatit Gjovalin Ulndreaj.

Kujtojmë se avokati ndërroi jetë në spital, pasi humbi ndjenjat në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme, më 28 janar, avokati ka humbur ndjenjat gjatë seancës gjyqësore në Apel dhe më pas është dërguar në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 59-vjeçari nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur nga arresti kardio-respirator.

“Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gj. U., 59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarërisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator”, informon policia.