Edi Rama bëhet ‘burrë’ para Donald Trump: Vendimi i forte per 100 mije palestinezet

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, mohoi lajmet që kanë qarkulluar në rrjet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë refugjatë nga Palestina drejt në Shqipëri.

“Nuk jam kontaktuar nga qeveria amerikane. Por për aq kohë sa do të jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë,” – deklaroi Rama.

Qëndirmi i kryeministrit vjen në një moment kur çështjet e migracionit dhe refugjatëve, sidomos ato që kanë të bëjnë me popullin shqiptar po diskutohen gjerësisht në mediat shqiptare.

ITALI– Mediat italiane shkruajnë se qeveria po përgatit një nismë të re ligjore, në mënyrë që qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri të jenë funksionale.

Raportohet se kabineti i Giorgia Melonit synon t’ua heqë të drejtën gjykatësve të migracionit të marrin vendime edhe në Gjykatën e Apelit.

Kjo përpjekje vjen pas vendimit të së premtes nga Apeli i Romës, që ktheu në Itali edhe grupin e tretë prej 45 azilkërkuesish të dërguar në kampin e Gjadrit më herët gjatë kësaj jave për vlerësimin e kërkesave të tyre për azil në Itali.

Edhe vendimi i Apelit pati të njëjtin rezultat si ato dy të mëhershmit nga Gjykata e Romës e shkallës më e ulët, më 18 tetor dhe 11 nëntor, ndonëse pas këtyre vendimeve, shumica qeverisëse e Melonit ndikoi që t’i hiqeshin gjykatës së Romës kompetencat për të vendosur për çështjet e emigrantëve dhe për ta të vendosej në një shkallë më lartë, në Gjykatën e Apelit.

Gjithashtu edhe në Gjykatën e Apelit vendosën 5 gjykatës të marrë nga i të njëjti seksion për emigrantët i Gjykatës së Romës, sipas lejes së dhënë nga kreu i Apelit.

Brenda qeverisë ka edhe zëra që kërkojnë që të pritet një vendim nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, që po shqyrton këtë çështje. Një seancë për këtë çështje do të zhvillohet më 25 shkurt, por një vendim pritet jo më herët se në pranverë. Se kur do të mbërrijë një anijeje e katërt me emigrantë në Shëngjin, kjo është tashmë edhe më e paqartë, pavarësisht këmbënguljes së Melonit për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë./Today.it/Radar.al