Edi Rama eshte ne al rm! Klodiana Lala nxjerr detajet: SPAK i ka inflirtuar njerez, ja cdo ndodhe para zgjedhjeve

Prokuroria e Posaçme ka hartuar një strategji të re për monitorimin e zgjedhjeve, e cila synon të evidentojë shkeljet dhe të garantojë një proces më transparent. Sipas burimeve për gazetaren Klodiana Lala, kjo qasje është ndërtuar me mbështetjen e ekspertëve britanikë dhe përqendrohet kryesisht tek financimi i fushatës.

Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se pjesë e planit të SPAK janë përgjimet telefonike dhe ambientale, si dhe infiltrimet e personave në shtabet elektorale, një metodë kjo që po shqetëson strukturat politike.

“Strategjia është hartuar nga britanikët, me ndihmën e tyre, mendojnë se do të japë rezultat. Strategjia ka të bëjë me financimin e fushatës. Pra nëse bëhet një miting, do të shihet se kush e financon, sa do të deklarohet në KQZ, e me rradhë. Tre nga prokurorët e posaçëm do të qëndrojnë në Tiranë. Të tjerët kanë një rreth të caktuar, Fier, Durrës, Vlorë e me rradhë. Do të jepet informacion në qendrën e koordinimit. Do të ketë përgjime ambientale, telefonike, e me rradhë.

Ajo që e tremb politikën, ka të bëjë me financimin e fushatës zgjedhore. Ka patur fushata shumë të kushtueshme këtu, janë deklaruar në KQZ shume pak para. E dyta, çfarë tremb shtabet, janë infiltrimi i personave. SPAK do të infiltrojë persona në shtabet elektorale. Këto janë veprime proaktive, nuk ka të bëjë me spiunimi,” tha Klodiana Lala.