Edi Rama: Shqiptarët s’do shkojnë më nga halli për trajtim në Turqi, ja cdo ndodhe me spitalet

Gjatë një takimi me socialistë, kryeministri Edi Rama u ndal tek reformimi i sistemit të shëndetësisë ku tha se ka një ndryshim radikal nga vite më parë.

Megjithatë premtimi i Ramës ishte se në vitin 2030 sistemi do të jetë edhe me efikas, dhe se qytetarët nuk do të kenë nevojë për t’u drejtuar në shtete të tjera për trajtim.

“A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja dhe përmbushjen e objektivave të reformës në 2030 do jetë sistem shëndetësor ku do t’ua plotësojë nevojat shqiptarëve.

Kemi në plan për spitale të reja të nivelit të lartë dhe me Italinë dhe Emiratet e bashkuara, dhe nuk do ndodhë më që nga halli shqiptarët të shkojnë në Turqi për shërbim, në 2030 do t’i kenë të gjitha këtu.

Sepse sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të ardhur dhe investuar në të gjitha sistemet, është e jashtëzakonshme. Ne kemi krijuar 3 mijë mjekë specialistë, kur erdhëm kishte katër vjet që nuk specializohej asnjë njeri”, u shpreh kreu i ekzekutivit.