Edi Rama jep lajmin e mrekullueshem: Do kthejme emigrantet, ja se si do beheni milionere

Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit të tij “Flasim” ku tha se qeveria po përgatitet të hapë një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit.

Rama tha se është çmenduri të rrish në Greqi dhe të mos kthehesh në Shqipëri, ku sipas tij, pagat janë super.

Ai shtoi se në Shqipëri ka kërkesë të madhe për punonjës të kualifikuar në fushën e turizmit dhe ndërtimit. Rama u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen në vendin e tyre. Ai u shpreh se jashtë qiratë dhe taksat janë shumë më të larta.

“Po përgatitemi të hapim një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit. Është çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, dhe të mos vish këtu kur kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar dhe paga është super.

Dhe me këtë dritare do ta hapim në Athinë Milano, Gjermani patjetër për ti dhënë oferta konkrete të tregut, psh. bari ka nevojë për një person dhe kjo është kontrata, do të shikojmë se si do të ecë…

Me çfarë shikoj unë në këtë sektor pagat janë konkurese me Athinën. Rrinë andej paguajnë dhe qira shumë më të rënda, paguajnë dhe taksa shumë më tepër, paguajnë dhe transport, dhe nuk vijnë këtu që të futen në këtë industri të re, bartender ku pagat janë njësoj si atje. Nuk them se të gjitha kudo, por realisht janë njësoj konkurruese. Pesho se çfarë ngelet në fund”, tha Rama.