Edi Rama jep lajmin e keq per Shqiptaret: Ja kur do te largohem nga politika

Ndonëse ka thënë se nuk do të plaket në politikë, kryeministri Edi Rama zbulon se ka diçka që e pengon të heq dorë nga detyra e tij.

Në podkastin “Flasim”, ai tha se e mendon të largohet nga politika po “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”.

Edi Rama: Sa herë mendoj unë ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje. Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks.

Por ja çfarë ka deklaruar Rama për DW disa kohë më parë:

Ku e shikoni veten në të ardhmen, kur të mos jeni më kryeministër i Shqipërisë? Si artist apo si ndërmjetësues ndërkombëtar?

Rama për DW: Unë nuk shikoj filxhan. E bukura e kësaj jete asnjëherë nuk planifikohet. Thjesht mund të ëndërrohet. Përsa i përket mënyrës si e ëndërroj, kjo është shumë intime për ta ndarë me ju. Por them që nuk do plakem keq, si ca që nuk ikin dot nga politika dhe që lemerisin kalamajtë e këmbëngulin për të qenë pjesë, ndërkohë që mund të bënin diçka shumë më fisnike në periudhën e fundit aktive të jetës.