Edi Rama i bën nderin e madh Agron Llakajt, ja posti ku emëron vajzen e tij

Vajza e aktorit të humorit Agron Llakaj, Alkida Llakaj është emëruar në krye të institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

Alkida Llakaj tashmë mban pozicionin e drejtoreshës në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, lajm i bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

“Tjetër kapacitet me vlera i shtohet ekipit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit! Suksese Alkida Llakaj, në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë! Me një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike, Alkida sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike”, tha ministri.