E fundit! Publikohet kënga e re e Parashqevi Simakut, ja si është titulli (Video)

Biznesmeni Elton Ilirjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar rikthimin në skenë të këngëtares Parashqevi Simaku.

Ilirjani shkruan se këngëtarja së shpejti do të nxjerrë në treg videoklipin të titulluar “Jetoj”.

“Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!”, shkruan biznesmeni.

Kujtojmë se artistja ishte “zhdukur” nga arti i muzikës prej 20 vitesh dhe jetonte viteve të fundit si e pastrehë në një stacion metroje.