Pas shumë vitesh ndarjeje, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku u ribashkua me djalin e saj, Luke.
Ky takim emocionues u bë i mundur falë përpjekjeve të sipërmarrësit Elton Ilirjani, i cili ndau lajmin dhe momentet prekëse në rrjetet sociale.
Takimi ndodhi në Nju Jork, ku Parashqevi dhe Luke u përqafuan pas një periudhe të gjatë larg njëri-tjetrit. Në këtë ribashkim mori pjesë edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.
Pas takimit emocionues, Ilirjani ka dalë ditën e sotme me një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale.
“Tani qe Parashqevi Simaku u ribashkua me djalin e saj te shtrejte Luke ju lutem me mirësi për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj periudhe. Për respekt ndaj individit dhe mirëqenies së tyre, ju kërkojmë të përmbaheni nga komentet ose spekulimet lidhur me situatën e tyre.
Le të kujtojmë rëndësinë e dhembshurisë dhe empatisë, sidomos kur dikush po kalon një moment të vështirë emocional. Diskrecioni dhe respekti juaj per privatesine e mardhenjeve familjare do të ndihmojnë shumë për të krijuar një mjedis kujdesi dhe mirëkuptimi.
Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”, shkruan ai.