Ditën e djeshme Top Channel u trondit nga vdekja e parakohëshme e punonjëses së tyre, Alketa Miraka ose ndryshe sicc e njihnin të gjithë Keti i Topit.
E prekur per humbjen e saj, Egla Ceno ka reaguar me një insta story ku shkruan: RIP e dashur Keti. Bëre një vend jo vetëm në zemrën time, por të gjithë komunitetit të Top Channel me mirësinë dhe buzëqeshjen tënde. Do kujtoj gjithmonë me dashuri dhe shumë dhimbje, bisedat që kemi shkëmbyer bashkë! Nuk e besoj dot.
Gjithashtu më herët kishte reaguar edhe Kiara e cila shkruante:
‘Keshtu do te mbaj mend gjithmone. Me buzeqeshjen qe nuk tu nda kurre. Keti e dashur, ti ke shkruara dedikime cdo dite ne filxhanet e kafes, duke u kujdesur t’i zbukuroje mengjesin cdokujt.
Nuk e kisha menduar qe sot do te shkruanim te gjithe dedikime per ty. Prehu ne paqe shpirt i lire.’
Lutjet tona shkojnë që shpirti i saj të shkojë në xhenet.
Në Big Brotherin e mbrëmjes së djeshme ishte dhe Ledioni që do e kujtonte me fjalët: “Një ngjarje na ka tronditur të gjithëve… Ne të Top Channel mësuam që një kolege e jona që prej vitesh kontribuon në Top Channel, Keti, ndërroi jetë. E di që në këto çaste është duke buzëqeshur me engjëjt, do doja që t’i shprehim ngushëllime familjes së saj. Buzëqeshje si të Ketit janë të rralla, lum ata sipër që po i shijojnë sonte”, tha ai.
Keti do t’i mungojë shumë jo vetëm familjes, por edhe kolegëve të saj që u dhuronte aq shumë dashuri!
Prehu në paqe e bukura Keti!