E rende! Vdesin mistershem artistet e famshme nene e bije! Kur e pa vajzen ajo

Historiania e artit dhe artistja pamore 63-vjeçare Liberty Polyzou dhe vajza e saj 44-vjeçare Tomasina (Thomais) Kontogiorga u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Kifissia. Sipas mediave greke mësohet se nënë e bijë u gjetën pa shenja jete ditë më parë në banesën e tyre.

Ka qenë vëllai i 63-vjeçares ai i cili i gjeti të vdekura. I shqetësuar pasi e motra nuk iu përgjigj natën e ndërrimit të viteve, ai kishte hyrë në banesë me ndihmën e një bravandreqësi ku dhe gjeti artisten dhe vajzën e saj të vdekur.

63-vjeçarja po ashtu dhe vajza e saj, të dyja kishin probleme shëndetësore. Liberty Polyzou kishte kryer më herët një operacion në gjëndrat mbibeshkore dhe vuante nga hiptertensioni kronik, ndërsa vajza e saj prej 10 vitesh kishte filluar të pastronte gjakun.

Njerëzit që i njihnin dy gratë thonë se si nëna ashtu edhe vajza kanë përjetuar komplikime gjatë viteve, ku gjendja e veshkave të 44-vjeçares kishte arritur në pikën ku së shpejti do i duhej transplant.

Mësohet se 44-vjeçarja ka ndërruar jetë nga vdekja e papritur, ndërsa e ëma ka pësuar infarkt. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet nga raporti i mjekut.