E qeshi gjithe Shqipëria! Jeta e vështirë e ‘Petalit’ Dasho të PS, si u rrit me halle, ja cfarë pune bëjnë prindërit me vuajtje

Dasho Veizaj, studenti i drejtësisë i bërë viral në rrjetet sociale pas fjalës së tij në konventën e të rinjve të PS, nuk e ka pritur gjithë këtë reaksion, e shpeshherë tallje në rrjetet sociale për shkak të shprehjes së pikëpamjes së tij.

Shumëkush e bullizoi online djaloshin 19 vjeçar nga Lushnja, por askush nga ata që komentojnë, nuk e njohin të riun, i cili mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin “18 Tetori” në Lushnje e më pas ndoqi studimet për Drejtësi.

Kishte nga ata që shkruajtën e thanë se ai i ka të punësuar prindërit në administratën e PS, por kjo është e pavërteta e madhe e të gjithë atyre që komentojnë online.

Dasho Veizaj është djali i dy prindërve punëtorë të ndershëm e ku prindërit e tij kanë sakrifikuar shumë nga koha e tyre për të rritur djalin.

E ëma punon me orë e pa orë në një fabrikë fasonerie veshjesh dhe i mbetet shumë pak kohë të ndajë jetën mes shtëpisë, familjes e punës; me paga shpeshherë të vogla dhe me kontribute të nënvlerësuara.

I ati i tij punon në ndërtim, bën llac e tulla gjithë ditën, në një ndërmarrje private në qytetin e Lushnjës. Askush nga dy prindërit e tij nuk e ka pasur fushë me lule jetën. Përkundrazi, janë përpjekur me orë e pa orë për të rritur djalin, që e kishin ekselent.

Sepse në vitin 2019, kur Dasho ishte 14 vjeç ideoi Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë, një nisëm që u ndërmor për herë të parë në Shqipëri. Filloi angazhimin në Forumin rinor të PS në 2019 dhe gjithmonë ka qenë një anëtar i thjeshtë i saj.

E fushën e arbitrimit e ka pasur pasion që në vogëli. Një arbitër i perspektivës edhe pse ka debutuar në kategori të dytë. Gjithashtu ka arbitruar edhe në ndeshje ndërkombëtare moshash si Belize – San Marino e San Marino – Hercegovinë.

Pra kushdo mund të flasë për Dashon, për mënyrën sesi u ngjit e referoi në atë plate të Pallatit të Brigadave. Por në mënyrën e tij, ka qenë i vetëm, dhe po aq i vetëm është ngjitur deri në atë plate, pa i dhënë dorën askush.