E peson banda e ‘SKIFTERËVE’ në Tiranë, PAMJET si u grabit automjetin tip “Benz GLK” në garazh! (Video)

Një grup që vidhte makina në kryeqytet u godit nga Policia e Tiranës ditën e sotme.

Aktiviteti kriminal bëhej kryesisht në zonën e Yzberishtit, kurse operacioni ka marrë emrin e koduar “GLK” (sipas markës së automjetit të vjedhur), teksa ndau edhe pamjet e vjedhjes, të filmuara nga një kamera sigurie.

Policia bëri me dije se ka arrestuar 3 persona të dyshuar, një e shpalli në kërkim, kurse një tjetër po hetohet për moskallëzim krimi.

Gjithashtu është zbardhur edhe dinamika e vjedhjes së fundit të një automjeti.

Aksioni u krye nga Komisariati nr. 6 në Kombinat. Të arrestuarit janë shtetasit; Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “moskallëzimi i krimit”, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.”.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 9 tetor 2024, Ambri Taga, 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip “Benz GLK”, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht.

Bashkëpunëtori Arlindo Taga, 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Kostandin Bregu, ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka pasur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.

Dosja për rastin i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohet edhe për krime të tjera të ngjashme të këtij grupi.