E pane miliona Shqiptare! Del skandali ne emsionin e Arbana Osmanit: U d*gjenerua nje femër e cila

Mirëmbrëma yje” është emisioni i ri i Arbana Osmanit, i shfaqur mbrëmë në kanalin e saj në YouTube, i cili ka arritur rekorde shikueshmërie.

Thene ndryshe, Arbana e ka fituar “garën” e saj me TCH, televizionin ku punoi për shumë vite dhe arriti rekorde audience me programet Big Brother dhe Big Brother VIP.

Në këtë kontekst, Arbana Osmani e tregoi veten si një profesioniste të zonjën për të tërhequr audiencë.

Por pyetja që lind është: a përçoi ajo me këtë format diçka me vlerë për shikuesit? A ishte programi i saj një qasje e re televizive apo thjesht një garë dhe “inat” me TCH?

Po ta analizosh me kujdes, në programin e parë, i vetmi lajm që qarkulloi ishte ai i arsyeve të divorcit të këngëtarit Ledri Vula.

thene ndryshe, një thashethem që Arbana e konfirmoi në programin e saj. Por çfarë interesi ka publiku për jetën private të Ledri Vulës? A është kjo një mënyrë për të kënaqur audiencën me thashetheme, duke iu shmangur të vërtetave që shqetësojnë artin shqiptar?

Per me teper thashetheme ndaj nje femre si Sara Hoxha, ku Ledri deklaroi qe isha ndare, por u bashkova me te sepse ajo ngeli shtatzene, nje ulje shume e rende per nje femer ne nje emision apo prezantuese si Arbana, qe tenton cdo rast ta ngreje veten si femer qe percon moralin, dhe dinjitetin njerezor.

A mos ndoshta artistët duhet, përtej detajeve të jetës private, të flasin për nivelin e artit që përçojnë?

Për mënyrën se si ky art orienton shijet e publikut, sidomos të të rinjve? Për ndikimin e politikës në art dhe anasjelltas, duke treguar se vlerat po zbehen dhe se edukimi ndoshta nuk është misioni i parë i medias?

Megjithatë, është detyrë funksionale e atyre që, në emër të klikimeve dhe audiencës, mbajnë mbi supe përgjegjësinë që të paktën të orientojnë shijet dhe edukatën e publikut.

Sepse mund të fitosh garën e klikimeve, por në atë të vlerave nuk dallon shumë nga emisioni “Për’puthen”.