Ditën e sotme, produksioni i Big Brother VIP Albania e vendosi Gjestin përballë një sfide.
Atij iu bë e ditur se si lider i shtëpisë, ka mundësinë për të marrë ose jo “valixhen e tundimeve”, brenda së cilës ndodhen shpërblime dhe dënime për banorët e shtëpisë.
“Ndodhen 7 zarfa. Zgjedh ti se kë hap dhe kur e hap. Pas 24 orëve zarfat bëhen të pavlefshëm” thuhej në zarfin e mbërritur në shtëpi.
Video Player
Pa u menduar gjatë, Gjesti e mori valixhen, ndërsa më pas u përball edhe me një prej dënimeve.
Në një nga zarfat, Gjestit iu bë e ditur se për dy javët e ardhshme nuk mund të flejë më në krevat me Egli Takon, por duhet të zgjedhë një banore tjetër.
Nisur nga ky vendim, Gjesti surprizoi me zgjedhjen e tij, duke thënë emrin e Rizartës.
Situata më pas mes tij dhe Eglit për këtë zgjedhje ka qenë e tensionuar.