E mbante fshehur! Njihuni me gruan e Saimir Kodres, gazetarja simpatike e Top Channel (Foto)

Ai është një nga personazhet më të njohur në Shqipëri, i komentuar jo vetëm për përvojën në “Fiks Fare”, e tashmë në “Stop” me Gentian Zenelajn, por edhe për përpjekjet për t’u bërë pjesë e politikës. Edhe pse e shohim në ekran çdo natë, prej gati dy dekadash, Saimir Kodra ka folur rrallë për jetën e tij private, e ndaj pakkush e di që moderatori i “Stop” ka një bashkëshorte dhe një djalë 8 vjeç që quhet Aleksandër.

Por kush është femra pas personazhit me një sarkazëm brilante? Ajo quhet Ada Kasneci dhe në kohën që është njohur me Saimirin ka qenë gazetare në “Top Channel”. Në lidhje me romancën e tyre ka folur së fundi Saimiri, i cili ka treguar për “IN TV” se: “Unë me Adën jam takuar në ‘Top Channel’, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin ‘Fiks Fare’. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte. E kisha parë edhe më parë, sepse bashkëshortja ime ka qenë pjesë e spektakleve që organizoheshin në atë kohë.

Ishim në ambientet e ‘Top Channel’ dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marrë numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe, dhe kështu nisi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!”

FIFI MERR ME VETE KUDO ADISIN

Ku është Fifi është gjithnjë edhe Adisi. Çifti, që prej më shumë sesa dy vitesh janë bashkë, kanë treguar se janë të pandarë nga njëri-tjetri.

 

 

fifi adis patushi3

Këngëtarja konkurroi në “Kënga Magjike”, duke shënuar kështu edhe rikthimin e saj në kompeticionet muzikore në vendin tonë.

fifi adis patushi

E nëse në skenë i duhet të jetë e vetme, kudo pas performancës ajo është nën shoqërinë e partnerit të saj. Paparaci ynë, ka mundur të shkëpusë një foto të çiftit, teksa kanë qenë duke pritur pikët nga kolegët, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

fifi adis patushi1

Si gjithnjë, Adisi është tejet i kujdesshëm për partneren e tij, duke u përpjekur që t’i vijë në ndihmë me gjithçka që mundet.

ANAIDI ‘KAPET MAT’ ME TË DASHURËN

Për të gjithë ata që mbajnë mend, Anaid Kaloti vite më parë arriti që të triumfonte në “Big Brother Albania”. E që prej asaj dite, ai ka pasur një karrierë pranë ekranit, duke pasur shumë miq dhe të njohur në radhët e VIP-ave.

Anaid Kaloti e dashura

Shpesh ai është përfolur edhe për lidhje me vajza të njohura, por këto histori i përkasin të shkuarës, duke bërë që Anaidi të përqendrohet vetëm tek angazhimi i tij, duke mos folur më për jetën private.

Anaid Kaloti e dashura1

Por paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë një foto me partneren e tij, pikërisht në natën finale të “Këngës Magjike”. Ashtu si duket, Anaidi dhe partnerja e tij kanë mbërritur së bashku në Festival, ku edhe kanë takuar miqtë e përbashkët.

Anaid Kaloti e dashura3Anaid Kaloti e dashura2

SAJMIR KODRA NË PUBLIK ME GRUAN DHE DJALIN

Me Sajmir Kodrën jemi mësuar ta kemi për natë në ekran. Prej shumë vitesh, ai është padyshim ndër moderatorët më të afirmuar të ekraneve tona, ku edhe drejton emision investigativ.

samir kodra familja bashkeshorte djali

Por vetë, Kodra është një natyrë shumë e tërhequr nga jeta publike, duke preferuar që të përqendrohet vetëm tek angazhimet e tij profesionale. Por mesa duket kur vjen puna për të shijuar një Festival, Sajmiri jo vetëm që merr pjesë, por zgjedh që të shoqërohet nga e gjithë familja.

samir kodra familja bashkeshorte djali1

Për herë të parë, pas shumë kohësh, moderatori është fotografuar në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe djalit. Mesa duket ky është ndër ato evente, që Sajmiri ka preferuar ta shijojë me gjithë familjen e tij.

ENI ÇOBANI SHIJON FESTIVALIN NË SHOQËRINË E FAMILJES

Kush nuk e njeh Eni Çobanin. Prej më shumë sesa 10 vitesh, ajo drejton “Shihemi në Gjyq”, një format të dashur për shqiptarët. Ndonëse është gjithnjë e përfshirë në problemet që shkojnë në studio, ajo gjen edhe pak kohë për të shijuar eventet e Tiranës.

eni cobani

Në finalen e “Këngës Magjike”, Eni Çobani shoqërohej nga bashkëshorti dhe djali i saj. Sa i përket jetës private, Eni ka qenë gjithnjë e tërhequr nga media dhe nga rrjetet sociale, duke preferuar që mos t’i ekspozojë shumë. Ndaj edhe çdo foto e saj familjare përbën shumë kuriozitet për publikun.

eni cobani1

AGRON LLAKAJ U RIKTHEHET EVENTEVE, SHOQËROHET NGA VAJZA DHE MBESA

Vetëm pak muaj më parë, Agron Llakaj është përballur me humbjen e bashkëshortes së tij. Që prej asaj dite, aktori i mirënjohur, na ka emocionuar të gjithëve me postimet rrëqethëse që bën për bashkëshorten.

agron llakaj mbesa vajza

Por, pavarësisht dhimbjes, ai i është rikthyer karrierës së tij, por edhe jetës sociale. Në natën finale të Kënga Magjike, Agron Llakaj ka qenë i pranishëm, ku edhe shoqërohej nga vajza e tij dhe mbesa.

Që pas humbjes që pësoi, aktori i mirënjohur qëndron edhe më pranë me familjen e tij, duke zbutur kështu dhimbjen.