Ajo nuk e ka vazhduar aktrimin, por sigurisht se kur të përmendet emri i saj, të gjithëve ju shkon në mendje Rudina te filmi “Dy herë mat”.
Bëhet fjalë për Manjola Begollin e cila ka mbaruar studimet për ekonomik dhe sot është një biznesmene.
Manjola sot është dhe një businesswoman. Ajo ka hapur Bamboo Spa & Hammam, një qendër mirëqenieje për trupin dhe shpirtin në mjediset e hotel Rogner në Tiranë.
Por si duket “Rudina” pas kaq shumë vitesh? Ajo ishte e ftuar në njërën prej puntatave të “Shiko kush luan” duke u rikthyer sërish në ekran pas një mungese të gjatë.
Manjola Begolli, një nga vajzat e vogla më të njohur të kinemasë shqiptare, për rolin e Rudinës tek filmi “Dy herë mat”, ka qenë e ftuar në emisionin “Kur xhirohej një film”, për të folur pikërisht për filmin që e bëri të famshme.
Ajo tregoi se për rolin e Rudinës e përzgjodhi pikërisht Bujar Kapexhiu, që e kishte parë disa herë rastësisht në lagje.
Ndër të tjera, ajo kujtoi se si gjatë xhirimeve, kishte ngrënë dhe një shpullë nga Kapexhiu.
“Kur u bë kinoprova kam ngrënë një shpullë nga Bujari, pa e ditur.
E mbaj mend që tani mu mbushën sytë me lotë, më dilnin xixa”, tregoi ajo.
Skena më pas, nuk është futur në film.
Begolli tregoi dhe skenën e famshme me çokollatën, duke thënë se ato ishin me kursim dhe për këtë arsye u përdor një truk.
“Çokollatat sigurisht që ishin me kursim, të paktën për aq sa mbaj mend unë.
Mbaj mend që çokollata kafshohej, dhe sa më shumë harxhohej ajo, i futej një kompensatë për t’u dukur sikur ishte e plotë.
Sepse duhet të kuptojmë që në vitin 1986, ka qenë kulmi i varfërisë”, kujton ajo.
Begolli ndërkohë, zbuloi edhe se ajo s’ka ditur asnjëherë të luante shah dhe nuk mësoi kurrë.
“Të vetmen gjë që nuk kam ditur dhe që nuk e kam mësuar ndonjëherë, ka qenë të luaj shah.
Atëherë më pyesnin dhe po ato çokollatat dhe akulloret i haje vërtet, dhe pastaj po shah vërtet luan aq mirë”, tregoi ajo./Vjosa
PANORAMA PLUS