E kujtoni Tiren e tm*rrshme qe la te vd*ste gruan me C*vid? Nuk e besoni cfare i ndodhi sot

Gjykata e Tiranës dënoi këtë të premte sanitaren Tire Alldervishi vetëm për mashtrim, ndërsa pjesën tjetër të personave nën akuzë i deklaroi të pafajshëm.

Ish-sanitares së “Sanatoriumit” iu caktua dënim alternativ me shërbim prove me 2 vite.

Kujtojmë se Porkuroria e Tiranës në konkluzionet saj përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së COVID 19, kishte kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.

Nga 6 vite burg prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar për infermjeret Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj. Ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjeter Rukije Hoxhaj.

Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigative dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjarëve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, merrte para në kërkim të shërbimit. Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19.

Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prandaj ka zgjatur në kohë ndërkohë që Tire Alldervishi ishte në masën e arrestit në shtëpi.