Një video e re e Parashqevi Simakut ka ardhur pranë redaksisë së Vox News.
Një turiste shqiptare ka takuar legjendën e muzikës shqiptare që u rikthye fuqishëm në vëmendje pas një videoje
ku dukej teksa merrte pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë.
Turistja i premton Parashqevisë se do ti shkruajë, ndërsa e këshillon që mos të shqetësohet.
Parashqevi Simaku duket mjaft e ëmbël, ndërsa tenton të flasë edhe shqip, ndërsa thotë që e ka disi të vështirë, për shkak se gjithmonë flet në anglisht.
Me qindra kanë qenë shqiptarët që janë ofruar për t’i dhënë ndihmë Parashqevi Simakut, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.