Ndonëse kanë kaluar dy vite që prej largimit të Arbana Osmanit nga moderimi i “Big Brother Vip”, emri i saj vijon të ketë një lidhje goxha të ngushtë me këtë format.
Thuajse në çdo dalje publike dhe intervistë të sajën, Arbana përballet me pyetje në lidhje me spektaklin që ajo ka moderuar për disa vite.
Së fundmi, përveç Arbanës, pyetje mbi këtë reality show morën dhe prindërit e saj.
Burimet bëjnë me dije se ata vazhdojnë ta ndjekin programin.
Nga ana tjetër sa i përket ndarjes së publikut në “përkrahësit e Arbanës” dhe “përkrahësit e Ledionit”, prindërit e saj u shprehën se të dy kanë veçoritë e veta.
Sipas tyre, Ledioni është i këndshëm me humorin e tij ndonëse ndonjëherë bën gafa.