Mediat bëjnë me dije se politikani i njohur ka ndërruar jetë të enjten në shtëpinë e ti. Teksa nuk është dhënë asnjë shkak i vdekjes.
Jerry Butler, anëtari i Rock and Roll Hall of Fame dhe këngëtari kryesor origjinal i grupit The Impressions, i cili më vonë pati një karrierë të suksesshme si artist solo dhe politikan në Çikago, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Mbesa e Butler-it konfirmoi vdekjen e tij për Chicago Sun-Times, duke shtuar se ai ndërroi jetë të enjten në shtëpinë e tij në Çikago. Nuk është dhënë asnjë shkak i vdekjes. “Ai ishte shumë i rëndësishëm si për muzikën, ashtu edhe për komunitetin, dhe do të na mungojë,” tha Yolanda Goff. “Shpresojmë që qyteti i Çikagos ta njohë trashëgiminë që ai lë pas.”
I lindur në Misisipi dhe i rritur në Çikago, Jerry Butler fillimisht këndoi në korin e kishës së tij, ku u takua me Curtis Mayfield dhe së bashku formuan versionin e parë të grupit legjendar të R&B, The Impressions.
Me Butler si vokalist kryesor, The Impressions arritën një hit në Top 100 me këngën “For Your Precious Love” në vitin 1958. Kjo këngë, e cila është interpretuar nga shumë artistë të tjerë ndër vite, më vonë u përfshi në listën e 500 Këngëve më të Mira të të Gjitha Kohërave nga Rolling Stone.