E fundit! Adriatik Lapaj përjashton nga Lista e 11 Majit Dash Sulën, zbulohet arsyeja e turpshme, qe sja pranoi as Sali Berisha!

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Shabani ka deklaruar se arsyeja që emri i tij ka qarkulluar në lista, ka qenë për shkak të një diskutimi paraprak që është zhvilluar, pasi Sula u tërhoq nga listat e PD-së.

“Ne duam të konsolidojmë drejtësinë. Çdo njeri që mbështet SPAK është i mirëpritur. Çdo njeri që mbështet garën në shoqërinë shqiptare, është i mirëpritur të bashkohet. Çdo njeri që nuk ka qenë pjesë e çetës që ka vjedhur Shqipërinë, është i mirëpritur të bashkohet. Dashnor Sula nuk do jetë pjesë e listave tona.

Emrin nuk e ka, ka pasur një diskutim paraprak dhe për këtë arsye ka figuruar emri i tij në lista.

Personalisht kam vlerësuar punën e zotit Dash Sula, që është nga të vetmit që ka folur për fermerët, që ka folur pro SPAK. Kur ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, e ka pasur derën e hapur”, tha Shabani në A2cnn.

Por e vërteta eshte sipas burimeve tona qe Dashi ka kerkuar te jete ne liste te sigurte, qe nuk eshte pranuar nga NISMA THurje dhe Shqiperia Behet te cilet jane te vendosur qe te gjithe te jene ne liste te hapur!

Po ashtu mesohet se Dashi ka qene shume kerkues dhe me Partine Demokratike, pasi ka kerkuar qe mos te hyje vetem ai si deputet, por dhe te marre me vete dhe nje femer tjeter, gje qe nuk eshte pranuar nga Sali Berisha!