E fundit! SPAK nis ‘aksionin’ tek PD! Arr*stohet funksionari i larte i PD per tr*fik dr*ge

TIRANË– Në orët e fudit në një operacion të SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe AMP, janë lëshuar 10 masa sigurie.

Mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arrest është edhe kandidati për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën siglën e PD, Erdit Hazizaj.

Kujtojmë se Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. Emri i Hazizaj dhe i efektivëve të tjerë mësohet se ka dalë në Sky Ecc. Erdit Hazizaj humbi në zgjedhjet e vitit 2023 në Roskovec përballë kandidates Majlinda Bufi./Radar.al

TIRANË– SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe AMP-në po zhvillon një operacion të madh gjatë orëve të mbrëmjes. Deri më tani raportohet për 10 masa me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK.

Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e më gjerë, ku u arrestuan 3 efektivë policie, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Me vendim të GJKKO që dha masat e sigurisë dhe kërkesë të SPAK, nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar “SkyECC” ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale.

Burimet bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Gjithashtu për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj.

Ky i fundit akuzohet edhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022./Radar.al