Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës katastrofike të përmbytjeve masive që kanë përfshirë Spanjën. Rama shprehet i tronditur, dhe shpreh ngushëllimet për jetët e humbura.
“Thellësisht e trishtueshme të dëgjoja për përmbytjet e rënda që po prekin zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcis në Spanjë, katastrofa më e rëndë natyrore, që ka shkaktuar të paktën 51 viktima.
Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shpreh solidaritetin tim për popullin dhe Qeverinë e Spanjës! Uroj që të gjitha komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shprehet Rama.