Manjolla Nallbani, një nga ikonat e muzikës shqiptare, ka përjetuar një moment të vështirë gjatë një performancë festive të Vitit të Ri.
Gjatë interpretimit të saj në një event madhështor të organizuar në një hotel luksoz, këngëtarja është rrëzuar në skenë, duke tronditur publikun e pranishëm.
Më shqetësuese ishte fakti se një fëmijë ndodhej pranë saj në momentin e rrëzimit, por fatmirësisht, duket se fëmija nuk ka pësuar dëmtime. Ndërkohë, Nallbani ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe aktualisht është duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Nuk dihet nëse ky incident do të ndikojë në planet e saj artistike për vitin 2025, por mbetet për t’u parë në ditët në vijim.