E fundit! Gjesti merr vendim te dalë nga Big Brother, Egli i ulet në gjunjë, por vendimi eshte

Një veprim i papritur po ndodh nga ana e Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Banori deklaroi se ka vendosur të lë shtëpinë e famshme të “BBVA”.

Ndër të tjerash iu tha banorëve që nuk e ka për shaka por e ka seriozisht.

“Ma e rendesishme është shendeti jem, se loja”, tha ai ndër të tjera. Ndërkohë, ai është parë duke u përshëndetur me banorët që janë mbledhur te dera.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjesti tentoi të largohej nga BBVA duke kapërcyer murin e jashtëm rrethues.

Ai është banori që ka qëndruar për muaj të tërë në izolim, duke u transferuar nga Big Brother në Kosovë në shtëpinë e Big Brother në Shqipëri.

Egli mes lotësh i ka kërkuar këngëtarit që ta mendojë dhe njëherë dhe të reflektojë duke i thënë se “Sa herë kemi dashur ta lëmë këtë gjë”.

Sakaq, Gjesti i ka kërkuar që ta lënë pasi ka nevojë të qetësohet.

“Prej kohësh kam dashur të largohen”, dëgjohet të thotë.