E fundit! Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë ndryshime ne qeveri, ja kush emerohet ne ministri

Qeveria shqiptare ka emëruar Florian Semanin në postin e zëvendësministrit të Financave.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren Zyrtare”.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU