Ditë speciale për Prokurorinë e Posaçme e veçanërisht për kryetarin e këtij organi të akuzës në vend, Altin Dumani. Në një moment ku historia e drejtësisë shqiptare duket se ka marrë një kthesë të rëndësishme, ka vend për disa minuta pushim për shefin e SPAK dhe jo vetëm. Arsyeja?
Sot, ai feston 50-vjetorin e lindjes. Pikërisht në vrullin e zhvillimeve të drejtësisë në vend, kryeprokurori ka nxitur pak aromë festive në këtë institucion me datën e lindjes së tij. Në 24 tetor të vitit 1974, Altin Dumani lindi në Shupenzë të Dibrës për t’ia kushtuar më vonë jetën e tij drejtësisë.
Në këto 50 vite, ka arritur të ndërtojë një rrugë të mbushur me sfida dhe arritje, duke u shndërruar në simbol të shpresës për qytetarët tanimë që është në krye të Prokurorisë së Posaçme. Arrestimet e zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë shpresohet të jenë ogur pozitiv për drejtësinë e rë në vendin tonë.