E dh*mbshme! Sanitarja gjen trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur tek koshi plehrave në aeroport

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë.

Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25 marsit, kur një sanitarja zbuloi trupin e pajetë të një djali të porsalindur brenda një koshi plehrash në një banjë pranë portave të imbarkimit 43 dhe 44 të Terminalit T2 në Aeroportin Ndërkombëtar Chhatrapati Shivaji Maharaj të Mumbait.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e dërgoi foshnjën në spitalin më të afërt, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Trupi më pas u dërgua në spitalin Cooper në Vile Parle për një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Autoritetet po kërkojnë prova përmes kamerave dhe listave të pasagjerëve

Sipas Daily Mail, autoritetet kanë filluar tashmë të analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa punojnë edhe me linjat ajrore për të marrë listat e pasagjerëve që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit. Njëkohësisht po hetohen të gjitha mundësitë, pasi nuk përjashtohet mundësia që foshnja të jetë braktisur nga një punonjës i aeroportit dhe jo nga një pasagjer.

Policia vijon hetimet për identifikimin e “prindërve të panjohur” dhe gjetjen e personit përgjegjës për braktisjen e foshnjës. Autoritetet deklarojnë se rasti është prioritar dhe po shqyrtojnë të gjitha provat.

Top Channel