E dimë që ka një djalë, por babain nuk ia njohëm kurrë! Kush është “burri” misterioz milioner i Ingrid Gjonit

Ingrit Gjonin e njohim të gjithë, kjo sepse ajo ka kohë që është e pranishme në skenën tonë muzikore. E përveç karrierës prej këngëtareje, ajo ka edhe një jetë familjare, të cilës i kushton shumë rëndësi.

Megjithatë, ajo deri më tani me xhelozi e ka fshehur jetën private duke i privuar fansat të informohen rreth saj. Por, Gjoni para disa kohësh ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet djali i saj, Paridi në praninë e babait të tij.

Ingriti shpeshherë në rrjetet sociale ka hedhur foto të ndryshme me djalin e saj, por ka qenë më e rezervuar për partnerin. Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private larg syve kureshtarë të publikut, por kjo foto tregon se ajo ka vendosur ta thyejë heshtjen dhe të mbyllë gojët e liga.

Prej shumë kohësh përflitej se Ingridi dhe Genti i kishin dhënë fund raportit të tyre. Herën e fundit ishte viti 2017, kur Ingridi zgjodhi të publikonte një foto të të birit me bashkëshortin e saj, si për të hedhur poshtë zërat se ishte ndarë. Që atëherë, ajo dhe Genti nuk ishin parë asnjëherë bashkë, duke lindur dyshimet se çifti tashmë i ka dhënë fund.

Por nuk paska ndodhur kështu, pasi çifti janë bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë. Genti ka qenë në festën e Annës dhe e ka shijuar atmosferën, duke kërcyer edhe me Inisin/ Panorama plus/